Kryesore

Fshehja e numrit të viktimave nga Covid-19, Rama: Nëse Prokuroria do të hetojë, askush nuk do ta pengojë

19:01 - 21.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike i konsideruar një papërgjeshmëri dhe çnjerëzore akuzat nga Partia Demokratike se po fshihen viktimat nga Covid-19, teksa theksoi se nëse Prokuroria do të përfshihet në këtë çështje, nuk do të pengohet.




”Do thirret Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital. Duke krijuar një trysni kaq të tepërt, për mjekët që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, falenderim. Hyn në sferën e përbuzjes për çnjerëzoren. Jemi të detyruar të mësohemi me kriminalizimin e mjekëve tanë kur ata i dolën zot shqipërisë në momentin më të vështirë.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.