AKTUALITET

Fuga publikon deklaratën e mjekut europian: Ka vende që i rrisin viktimat e Covid për të marrë subvencione, u bëhet presion familjarëve dhe u ofrohen para

21:24 - 21.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademiku Artan Fuga, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar deklaratën e një prej anëtarëve të Komitetit Teknik në një vend anëtar të Bashkimit Europian, i cili quhet Kristian Peronë. Ky i fundit hedh dyshime se disa shtete në Europë për të marrë subvencione dhe ndihmë financiare manipulojnë duke rritur qëllimisht me manovra numrin e të infektuarve apo viktimave.




Fuga shpreson që në Shqipëri as mos të ketë ulje të shifr as rritje të tyre pasi kemi të bëjmë me një mashtrim public.

“Kur ulet, por edhe kur ngrihet artificialisht numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid19!

Interesante, një nga antarët e komitetit teknik kombëtar të një vend europian, Kristian Peronë, në një intervistë në Youtube thekson ndêr të tjera:

Ka një rritje artificiale – shkruan ai – të numrit të të deklaruarve me Covid19 në Europë edhe për shkak të dy faktorëve:

Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.

Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.

Unë nuk e di se sa të sigurta janë provat që ky mjek i shquar ka në dispozicion, por mendja ma ha se nuk flet kot!

E dyta uroj që këto dukuri të mos ketë ndodhur në vendin tonë, pra as të shtohet dhe as të ulet artificialisht numri i të infektuarve duke i deklaruar dy herë, ta zemë në privat dhe në publik, as të shtohet dhe as të ulet artificiaalisht numri i të vdekurve nga Covid!

Këto që thotë ky mjek i shquar, atje ku kanë ndodhur, nuk e di se ku, janë veprime kriminale, korrupsion dhe mashtrim publik! Larg nesh këto! – uroj”, shkruan Fuga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.