Kryesore

Monika Kryemadhi rrëfen pse vendosi të mbajë maskë: Ma mblodhi partia

13:10 - 21.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së votoi sot në njësinë Nr.5 për tu rikonfirmuar në krye të LSI-së, siç tha.




“Sot dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë. Shoh shumë gra në listë, kanë ardhur vajza në LSI e janë bërë nëna, shoh edhe shumë të rinj. Garoj për tu rikonfirmuar, por po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues që do dalë nga ky proces. Ekipi që do drejtojë LSI në misionin kombëtar për t’ju dhënë shqiptarëve punësim, arsim cilësor, ulje kosto jetese dhe cilësi. Fitorja e LSI do jetë e jashtëzakonshme, është fitorja e të rinjve dhe të rejave”,- tha ajo.

Por ndërsa vlerësoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, ra në sy fakti që Kryemadhi mbante maskë. Ajo u shfaq me një maskë me logo të LSI dhe shtoi se nuk ia kishte mbledhur policia, por partia që ta mbante. Pavarësisht kësaj, Kryemadhi bëri sërish thirrje se maskën duhet ta mbajë kush beson dhe jo nga frika.

“Me sa duket partia ma mbledh, jo njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska mbahet në ambiente të mbyllura, ta mbajnë se besojnë dhe jo se i kërcënojnë. Sot duhet t’i ofrojmë shqiptarëve forcë, optimizëm, ata nuk i mund korona, as varfëria. Ata brenda vetes kanë dashuri, solidaritet lidhje dhe forcë me njëri-tjetrin”,- sqaroi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.