BLUETOOTH

“Në fillim e kam paragjykuar”, e dashura e Seldi

12:59 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Cela. Seldi Qalliu është në një lidhje dashurie me vajzën 22-vjeçare, të cilën e prezantoi me të gjithë nëpërmjet fotos që publikoi në rrjetet sociale, në ditën e saj të lindjes. Së fundmi, Sindi ka folur më shumë në lidhje me raportin që ka me këngëtarin, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instastory”.




“Në fakt, në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur e njoha, pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm. Është thjesht fantastik”, – u shpreh ajo. Në lidhje me të shkuarën e këngëtarit, Sindi tha se nuk bëhet xheloze për Mimozën, sepse Seldi është treguar gjithmonë shumë i pastër e i sinqertë me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.