Kryesore

Rama apel qytetarëve: Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër me çdo mënyrë

18:38 - 21.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë dhe të shmangin një mbyllje tjetër totale si ajo e pranverës që lamë pas.




Ndër të tjera, Rama shton se bashkë me dimrin e vështirë Shqipëria do të kalojë edhe pjesën më të keqe të pandemisë

”Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet.Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.