BLUETOOTH

Si nisi “konflikti” mes Albana Osmani dhe Arbana Osmanit

12:47 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albana Osmani ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush Luan”, ku në lojën “Paintball” i ishin vendosur përballë foto të kolegëve të saj dhe ajo u detyrua të gjuante njërin prej tyre pas pyetjeve pikante. Albana zgjodhi Alban Dudushin si moderatorin më të talentuar, ndërsa Iva Tiçon më pak të talentuar. Osmani e konsideroi Luana Vjollcën si moderatoren ‘on top’ të momentit, ndërsa motrën e saj Marinën, si “brand”. Për Ledion Liçon ajo tha se meriton tregun ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me të në ekran e ka cilësuar si më të mirin. Kur u pyet se kë do rikthente në ekran, ajo tha se ka shumë figura që i mungojnë publikut, duke përfshirë edhe veten, por në sfidë zgjodhi Ermal Mamaqin. Më pas ajo zgjodhi Eno Popin si moderatorin që duhet të vlerësohet më shumë, gjithashtu e drejtoi “armën” edhe nga vetja. Përgjigjja që i surprizoi të gjithë ishte që ajo nuk ka pasur miqësi me Arbana Osmanin dhe se nuk e ka kuptuar kurrë pse.




“Kemi bërë qokat ‘Gëzuar Vitin e Ri!’, por nuk kam pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar pse… Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat më lart”, – u shpreh Albana. Deklarata e Albana Osmanit, se nuk e ka pasur kurrë shoqe kolegen e saj të vjetër të “Top Medias”, Arbana Osmanin, është kthyer tashmë në sensacion në rrjetet sociale. Deklarata ngjalli diskutim, dhe sot vetë Albana ka sqaruar deklaratën, duke shtuar se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan” janë prerë, përfshi edhe pjesën ku Albana thotë se ka mburrur emisionin e Blendi Fevziut, por edhe veten. “Ajo që thashë është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen.

Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thashë që programi më i mirë, që mungon është ai i imi, pastaj shtova që ‘po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime, se në fund të fundit kështu jam unë’. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri, dhe është ‘Opinion’ i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin, se ai nuk ka nevojë për elozhe, po ngaqë në fund shtova se ishte një shaka”, – u shpreh moderatorja në emisionin “Abc e mëngjesit”. Duket se mes vajzave, nuk ka pasur konflikt apo miqësi, por ajo që sjellim edhe një herë në vëmendje është se Albana pak vite më parë përflitej si personi që do të prezantonte “Big Brother”, megjithatë ende pa u zyrtarizuar mirë emri i saj, Arbana iu rikthye formatit të saj të përhershëm. Ndoshta ka qenë ky ‘ngërçi’ mes dy moderatoreve, që për koincidencë kanë emër dhe mbiemër shumë të ngjashëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.