BLUETOOTH

Tuna ngatërron fansat. A është shtatzënë këngëtarja e famshme?

14:00 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte gushti i këtij viti kur “Bluetooth” publikoi disa foto të Tunës ku i dukej barku i rrumbullakosur poshtë fustanit. Këngëtarja ishte në SHBA, ku në një video me mikeshat e saj, shfaqet me disa kile më tepër në zonën e barkut. Megjithatë nuk ishte vetëm “Bluetooth” që e raportoi këtë lajm. Javë më pas, këngëtarja u shfaq në skenë dhe vështirë që dikush të mos e dallonte se në fakt ato kile, nuk ishin si pasojë e pritjes së një fëmije. Vetë këngëtarja zgjodhi të mos e pranojë apo ta mohojë këtë lajm, duke bërë konfuzë edhe më shumë fansat.




Ndonëse muajt kanë kaluar, ajo vijon të shfaqet në rrjetet sociale, pa ekspozuar pjesën e barkut. Ditët e fundit Tuna ka publikuar një foto ku shfaqet e tëra, por vështirë se mund të dallojmë gjë te barku i saj, pasi ajo ka zgjedhur një bluzë të gjerë. Ndoshta do të na duhet të presim edhe pak kohë për të mësuar nëse ajo dhe Patris do të sjellin në jetë një motër apo një vëlla për Tianin e vogël. Deri atëherë, të shumtë janë ata që do të pyesin: a është Tuna shtatzënë? Ne themi po!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.