AKTUALITET

Denoncimi i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi: Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro të shqiptarëve çdo javë me helikopter për fushatë elektorale në Dibër

13:41 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se shkon në Dibër pme helikopter që kushton 10 mijë euro. Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje teksa duket ministrja që zbret nga helikopteri, Gjunkshi shkruan se ky është një shpenzim skandaloz që rëndon xhepat e qytetarëve shqiptarë.




DENONCIMI I PLOTË I PD: 

Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa pricatë partiakë, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset. Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për pubë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.