BOTA

E RËNDË/ Nëna vret tre fëmijët e mitur dhe më pas veten

10:35 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia, ku një grua dhe tre fëmijë të vegjël janë gjetur të pajetë.




Sipas policisë, të miturit janë vrarë nga nëna e tyre, e cila më pas kreu vetëvrasje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Smyth tha se autoritetet zbuluan trupat e një gruaje 27-vjeçare, një fëmije 10-vjeçar dhe 3-vjeçar pasi iu përgjigjën një thirrje të premten në mëngjes në Marion, një qytet i vogël në jugperëndim të Virxhinias.

Policia tha se një fëmijë 6-vjeçar u gjet në gjendje kritike. Fëmija u dërgua në një spital dhe më vonë vdiq. Një fëmijë 8-vjeçar “i shpëtoi sulmit”, tha policia.

Policia tha se një hetim paraprak tregon që gruaja vrau fëmijët dhe se nuk ka të dyshuar të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.