BOTA

Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave, 103 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19

19:00 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave.




Në 24 orët e fundit 103 persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 1630.

Vlen të përmendet se gati 1000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu numri i të intubuarve përsëri është rritur duke shkuar në 540.

Sa i përket rasteve gjatë ditës së dielë janë konstatuar vetëm 1498 te prekur, numër relativisht i ulët në krahasim me javën e fundit. Ne total Greqia numëron mbi 91600 raste me covid-19.

Ndërkohë çdo orë e me tepër rriten vështirësitë nëe spitalet e mëdha të Selanikut të cilat punojnë me kapacitete mbi limitet e tyre për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe të intubuarve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.