AKTUALITET

Hapet pavioni i tretë i COVID3 me shtretër të lirë, zv.drejtoresha e QSUT: Kemi kapacitete për t’u shërbyer qytetarëve. Gati për të pritur të gjitha llojet e…

13:22 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç njoftoi më parë “BalkanWeb” është hapur pavioni i tretë në Spitalin COVID 3 për të pritur të sëmurët. Zv. drejtoresha e QSUT, dr. Arjana Strakosha tha në një komunikim për mediat se ka ende kapacitete shtretërish të lirë për t’iu shërbyer qytetarëve. Ajo theksoi se janë në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse.




Sipas Strakoshës, alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë.

“Jemi në spitalin Covid3, në pavionin e tretë apo në sektorin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha.
Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse.

Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtete. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve.
Ndërkohë sikurse të gjithë e dimë, në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurët dhe Covid4 nga spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3

Nga ana tjetër për të eliminuar pikërisht këtë dyndje të sëmurëve drejt spitaleve u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë Akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.