AKTUALITET

Kryemadhi rikonfirmohet si kryetare e LSI, ja sa anëtarë e votuan kundër

14:23 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi është rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e udhëhequr këtë forcë politike në sfidën e 25 prillit pas rreth 4 vitesh në opozitë. 42 mijë e 800 anëtarë kanë votuar pro emrit të Kryemadhit, e cila ishte e vetme në garë.




Monika Kryemadhi është rikonfirmuar si kryetare e LSI, tashmë me një mandat të plotë.

Ajo mori drejtimin e LSI me 29 qershor 2017 pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te LSI njoftoi se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.