BOTA

OBSH: Europa do të hyjë në vitin 2021 duke përjetuar valën e tretë të pandemisë?!

12:20 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi Special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) parashikoi një valë të tretë të pandemisë në Europë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin, siç tha ai, dështimin për ta bërë këtë në parandalimin e valës së dytë të infeksionit.




“Qeveritë në Europë nuk e kanë ndërtuar inftrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi ata menduan që e vendosën nën kontroll virusin që me valën e parë”, tha përfaqësuesi i OBSH-së David Nabaro në një intervistë me mediat zvicerane, transmeton portal arbresh.info

“Tani kemi një valë të dytë. Nëse Europa nuk ndërton një infrastrukturë të nevojshme, do të kemi një valë të tretë të infeksioneve në fillim të vitit 2021”, paralajmëroi ai.

Rastet e infeksioneve me koronavirus janë rritur shumë në Europë, ndërsa shumë vende kanë marrë masa dhe kanë vendosur shtetrrethim.

Qeveritë e disa vendeve europiane kanë bërë thirrje që festat e fundvitit të festohen në shtëpi, me rrethin e ngushtë familjarë, ndërsa kanë theksuar që të shmangen vizitat

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.