Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë: Pasojat e tmerrshme të Covid-19 do i shohim ndër dekada! Mjekja: Nëse një pacient me diabet preket nga virusi…

21:40 - 23.11.20 Gazeta Shqiptare

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se çdo pacient i shtruar në spital nga koronavirusi ka një kartelë, që e ndjek një mjek i caktuar, i cili është përgjegjës për shkakun e vdekjes që vendos, në momentin që pacienti ndërron jetë.



Lidhur me pandeminë e Covid-19, që ka pushtuar botën, ish-ministri u shpreh se pasojat në shëndetin mendor do të jenë të tmerrshme dhe do të shihen ndër dekada, raporton “BalkanWeb”.

“Është shumë e qartë se dallimi nga Covidi ndryshon në mënyrë drastike raportin e vdekjeve. Cilido pacient që shtrohet në spital nuk mund të shtrohet në mënyrë klandestine, por atij i hapet kartela. Kjo kartelë e ndjek këtë pacient deri në fund, kur shërohet dhe del nga spitali, apo larg qoftë ndërron jetë. Është përgjegjës mjeku që ndjek kartelën dhe që vendos shkakun e vdekjes së pacientit në të. Pavarësisht se Covidi ka ngjallur panik të tmerrshëm, pasojat e tmerrshme të të cilit do t’i shohim ndër dekada, ku problemi kryesor është ai mendor, sot që flasim ka një ndjeke të plotë edhe te shërbimi kardiovaskular apo shërbime të tjera. Por me këtë situatë, sigurtisht që shumica e këtyre pacientëve kanë rënë pre e Covidit, por kjo nuk do të thotë që kanë vdekur nga Covidi, edhe pse Covidi ka zënë pjesën e luanit, pra vëmendjen kryesore”, u shpreh ish-ministri Koja.

Nga ana tjetër, Në një lidhje me “Skype” nga Gjermania”, Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno, u shpreh se “Pacientët që mbartin sëmundje të tjera, sigurisht që këta bëjnë një ecuri më të rëndë, nëse preken nga ky virus. Ne duhet të kemi parasysh fazat e para të pandemisë, ku edhe shkalla e paditurisë ishte shumë e madhe. Nëse unë kam një pacient të moshës te 40 vjeç, të prekur nga diabeti, ai bëhet në një gjendje të tillë që duhet të intubohet dhe në fund nuk arrin t’i mbijetojë kësaj sëmundjeje, dhe shkaku i vdekjes së tij është Covid. Mjeku që është kujdestari i këtij pacienti, sigurisht që në kartelë duhet të shkruajë se shkaku është një infucencë për shkak të Covid”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.