BOTA

Kreu i OBSH-së pas lajmit për vaksinën e tretë: Drita në fund të tunelit po rritet më shumë

21:00 - 23.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se lajmi për vaksinën e tretë anti-Covid i ka rritur më shumë shpresat për shpëtuar nga virusi Sars Cov 2. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ai ka thënë se drita në fund të tunelit është po rritet më shumë dita-ditës. Më tej, ai shtoi se çdo qeveri duhet të siguroj që shpërndarja e vaksinave të jetë në mënyrë të barabartë. Ai gjithashtu vuri në dukje edhe shpejtësinë rekord që u prodhuan këto vaksina.




“Me lajmet e fundit pozitive nga provat e vaksinave, drita në fund të këtij tuneli të gjatë dhe të errët po rritet edhe më shumë. Tani ekziston shpresa e vërtetë që vaksinat në kombinim me masa të tjera të provuara dhe të testuara të shëndetit publik, do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandemisë. Rëndësia e kësaj arritje shkencore nuk mund të mbivlerësohet. Asnjë vaksinë në histori nuk është zhvilluar aq shpejt sa këto,” është shprehur ai.

Ndërkohë që deri tani janë prodhuar tre vaksina anti-Covid. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.