Aktualitet

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani: Jo të gjithë të infektuarit vdesin nga COVID-19, pacientëve që s’ia dalin t’u bëhet autopsia

21:32 - 23.11.20 Gazeta Shqiptare

Kryetarja e shoqatës së mjekëve në Gjermani, Marsela Ceno e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka treguar një rezultatnë shqip të patologëve gjermanë mbi 154 autopsi të bëra për pacientët me COVID-19.



Ajo thotë se nga gjithë pacientët, 86% prej tyre dolën që kishin vdekur nga COVID-19 kurse 14% nuk e kishin si arsye të vdekjes.

Ceno propozon që për çdo pacient që vdes në spital apo në shtëpi t’i bëhet autopsia që të kuptohet përfundimisht nëse ka vdekur nga COVID-19 apo jo.

”Po është shumë  vërtetë. Në javën e kaluar në Gjermani është publikuar rezultati i gruput në shqip të patologëve në Gjermani. Janë bërë 154 autopsi, nga 68 institute të patologjisë në Gjermani, dhe rezultatet kanë treguar se nga 154, 86% kanë rezultuar se kanë vdekur prej COVID-19, ndërkohë që do të thotë se 14% nuk kanë pasur pasur arsye vdekje nga COVID-19.

86% kanë vdekur nga mushkëria, 90% nga trompoza, të dyja më shumë meshkuj se femra, mosha 70-90 vjet.

Është mëshuar shumë edhe sëmundjeve shoqëruese. Ky studim i patologëve tregon se 43% kishin sëmundje kardiovaskulare, 13% diabet etj, por nuk ishte ky shkaku kryesor.

Nëse ju referohemi të dhënave zyrtare, nga COVID-19 ose me COVID-19 kemi 2 mijë e 977 ë vdekurish. Ka vetëm 154 vetëm 5%.

Do ishte me shumë vlerë që të gjithë pacientët që kanë rezultuar me COVID-19, dhe nuk ia dalin, t’u bëhet autopsia. Dhe atëhere mund të mësohet kush është shkaku i vërtetë i vdekjes së tyre.

Nuk mund të thuhet 100% që të gjithë të infektuarit vdesin nga COVID-19. Nuk mund të themi që është COVID-19 atyre që u mori jetën.”- tha Ceno.

 

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.