AKTUALITET

Rëndohet situata nga COVID-19 në Gjirokastër/ Mbyllet pjesërisht bashkia dhe institucione të tjera

13:19 - 23.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, ka mbyllur disa zyra në Bashkinë e Gjirokastrës, pasi kanë rezultuar të prekur me koronavirus disa punonjës. Gjithashtu nga inspektimi në Gjirokastër, janë mbyllur disa nga shërbimet tek qendra “ADISA”, një fabrikë prodhimi dhe dy banka të nivelit të dytë.




Gazetarja Brikena Metaj raportoi se ISHSH Gjirokastër ka bërë mbyllje të pjesshme deri në një afat të dytë të Bashkisë ku janë 7 raste të reja.

Kujtojmë se Gjirokastra është një nga qytete më të prekur muajt e fundit nga koronavirusi, ku vetëm ditën e djeshme ishin 71 raste aktive në këtë qytet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.