Kryesore

19 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, Basha: Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq

20:07 - 24.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për rekordin e viktimave nga Covid-19, që u shënua sot pasi si asnjëherë më parë. Basha shprehet se fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.




“Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë”, shkruan ndër të tjera Basha.

Statusi i plotë:

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.