AKTUALITET

Covid-19 / Erl Murati: Opozita politikisht korrekte, ka dhënë planin. Qeveria ka në dorë nëse i zbaton apo jo

17:56 - 24.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar situatën dhe debatet politike për pandeminë dhe menaxhimin e saj nga qeveria.




Murati shprehet se qeveria duhet të reflektojë dhe të thotë disa të vërteta, teksa vlerëson opozitën si politisht korrekte me propozimet dhe planin me 5 pika të prezantuar nga Basha. Ai shton se është pozitivë që disa nga propozimet e opozitës janë zbatuar herë pas here nga qeveria.

‘’Opozita politikisht korrekte, ka dhënë planin dhe alternativat e saj. Basha ka dhënë 5 pikat. Qeveria ka në dorë nëse i zbaton apo jo. Kam parë që herë pas herë i ka zbatuar. Kjo është pozitive. Është ende herët se si do të reflektojë kjo në zgjedhjet e 25 prillit. Është ende herët për një bilanc.’’- tha Murati.

Ndërkohë për Muratin, e vërteta e menaxhimit të pandemisë ndodhet mes asaj që thotë qeveria dhe asaj nga opozita.

”Sa i përket diçka për pandeminë, ne ecim në terren të pashkelur. Jo vetëm politikanët, mjekët, shkencëtarët s’kanë qëndrim të unifikuar. Është diçka e re dhe shkenca ka mendime alternative, sa i përket trajtimit shëndetësor.

Sa i përket aspektit politik, do ishte i padrejtë politizimi i kësaj çështje, do ishte e padrejtë edhe depolitizimi përderisa flasim për një krizë shëndetësore. Vetëm politika e zgjidh. Jam dakord me të dyja.

Ajo që po ndodh në Shqipëri, me përplasjen e dy forcave, vihet re e konstatohet në gjithë botën pasi ndjekim zhvillimet politike, edhe në SHBA gara presidenciale mes Trump e Biden u fokusua më shumë tek menaxhimi i pandemisë së COVID-19. Është në njëfarë mënyre qevria mbron menaxhimin e pandemisë, opozita nga ana tjetër jep alternativat e saj, Nuk është vetëm politike, edhe partiake, por edhe diplomatiko-strategjike.

Ekspertët e OBSH kanë mjaft kritika ndaj liderët e Europës, që nuk shfrytëzuan verën për t’u përgatitur për të shmangur valën e dytë.E vërteta reale është mes qeverisë e opozitës.

Nëse ka një njollë të zezë në menaxhimin e pandemisë këtu tek ne, ata në pushtet flasin me garanci 100% se menaxhimi është nën kontroll, është mirë. Opozita është në pozicion mjaft komod. Por urojmë mos kemi fatin që mos e provojmë se si opozita do të menaxhonte pandeminë. Basha mund ta ketë mundësinë. E lehtë të thuash plani me 5 pika, qe biznesit do i japësh 1 mijë euro, por duhet t’i heqësh dikujt tjetër që t’ia japësh bizneseve.

Problemet janë të njëllojta si në Tiranë, Prishtinë, Beograd, Shkup, Podgoricë dhe në kryeqytetet e tjera të rajonit. Ka nevojë për reflektim nga qeveria  që të thuhen disa të vërteta.

Padiskutim pandemia ka aspektin e vet politik, që nuk është vetëm partiak e ndërpartiak, por vihet re dhe në institucionet më të larta në Europë e botë. Ka lindur një debat, në Bruksel pasi do që të mbyllë sezonin turistik dimëror, dhe Austria është ngritur dhe kërkon dëmshpërblim, nëse Brukseli mbyll sezonin e skive për Krishtlindje.

Nuk është një situatë e pëlqyeshme, ka mjekë që debatojnë apo dhe ofendohen. Nga ana tjetër  politike, ne jemi mësuar tashmë në Shqipëri, Rama e mbron menaxhimin, Basha sulmon.”- tha Murati.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to Pano Hallko Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.