AKTUALITET

“Që kur Basha ekspozoi fshehjen e numrit, qeveria raporton rritje dramatike të viktimave nga COVID-19”, ish-ministri i Shëndetësisë pyet Ramën: Mos duhet t’u thuash të vërtetën qytetarëve?

21:40 - 24.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Rama për fshehjen e numrit real të viktimave nga COVID-19.




Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Sheku shkruan se që kur Basha të enjten e kaluar denoncoi me listë numrin real të viktimave nga COVID-19, qeveria ka raportuar një rritje dramatike të numrit të tyre.

Ai në fund thekson se Rama në vend që të bëjë politikë, a mos duhet t’u thotë të vërtetën qytetarëve?

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Që kur Basha ekspozoi faktin se Rama po fsheh numrin real të viktimave të Koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka raportuar  një rritje dramatike të numrit të tyre. Rama,  në vend që të bëje politikë me çështjet e jetës dhe vdekjes, a mos duhej tu thote të vërtetën qytetareve?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.