SHËNDET

Arsyet pse nuk duhet t’i vishni të njëjtat pizhame dy ditë rrjesht

14:32 - 25.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njeriu mesatarisht i ndryshon pizhamet e tij çdo 13 netë. Femrat zakonisht presin deri në 17 netë për të ndryshuar pizhamet e tyre. Megjithëse mund t’ju duken të padëmshme, ata mund të sjellin pasoja të shumta nëse nuk ndërrohen kur duhet.




Mund të jeni duke fjetur në një mjedis jo të shëndetshëm.

Nëse vishni të njëjtat pizhame, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të fillojnë të mblidhen në veshje. Edhe nëse e pastroni rregullisht shtratin, nuk mund të qëndrojë e freskët për shumë kohë sepse vihet në kontakt të drejtpërdrejtë me rrobat e natës. Nëse vishni të njëjtat pizhame natë pas nate mund të shkaktojë infeksione, që mund të jenë të vështira për t’u trajtuar.

Mund të transferoni mirkobet në veshjet e tjera.

Kur vendosni pizhamet tuaja në lavatriçe, bakteret e tyre mund të kalojnë në të gjitha rrobat e tjera. Nëse i keni veshur rrobat e natës për 2 javë rresht, larja nuk do të jetë në gjendje të heqë qafe shumicën e mikrobeve dhe ato do të transferohen në rroba të tjera që më pas vijnë në kontakt me lëkurën.

Ndikon në cilësinë tuaj të gjumit.

Ashtu sikurse çarçafët e pastruar, dhe pizhamet mund t’ju japin një ndjenjë relaksimi, fjetja me rroba të pastra ju bën të ndiheni gjithashtu të freskët.

Mund të përkeqësojë alergjitë tuaja.

Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit ose keni çrregullime të tjera të frymëmarrjes, fjetja me pizhame të veshura më shumë se dy netë mund të shkaktojë dëme serioze. Mikrobet do të tërhiqen nga dysheku dhe rrobat tuaja të natës, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, është më mirë të ndryshoni pizhamet tuaja çdo natë.

Mund t’ju shkaktojë puçrra.

Kur nuk i ndërroni rrobat e gjumit, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në pëlhurë. Kur djersitni në gjumë, pizhamet thithin djersë, duke shkaktuar puçrra.

Do të marrin erë të keqe.

Rrobat tuaja të gjumit thithin djersën, duke krijuar një mikroklimë perfekte për bakteret. Ata lulëzojnë në vende me lagështi dhe të errët, duke krijuar erëra të këqija dhe duke prishur gjumin tuaj.

Mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar.

Kur vishni të njëjtat pizhame natë pas nate, sistemi juaj imunitar lufton vazhdimisht kundër mikrobeve, ndërlikimeve të frymëmarrjes dhe alergjive. Të gjithë ata faktorë mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit tuaj, duke e bërë më të vështirë për t’ju mbrojtur nga viruset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.