AKTUALITET

Covid-19 i merr jetën pedagoges Kozeta Noti, përloten kolegët: Humbëm një njeri me vlera të rralla

18:10 - 25.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka humbur jetën pedagogia në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Kozeta Noti. Mësohet se Noti për fat të keq nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.




Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e pedagoges Noti ku shprehen se Universiteti i Tiranës ka humbur një pedagoge brilante. Po ashtu ata i kanë shprehur edhe ngushëllime familjes për humbjen e madhe.

Për vdekjen e saj,  ka reaguar edhe kolegia e znj. Noti, profesoresha e njohur Klodeta Dibra, pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në  Universitetin e Tiranës.

“Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve! E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona.
 Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante! Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dibra.

Kush ishte Kozeta Noti?

Noti lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Kishte kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë. Kishtenjë përvojë 30-vjeçare në fushën e mësimdhënies, trajnim profesional të mësuesve dhe kërkim në fushën e shkencave të edukimit. Aktualisht jep mësim në programet Master i Shkencave, Master Profesional dhe Bachelor. Kishte përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomat Bachelor dhe Master.

Një javë më parë pedagogia e njohur e Fakultetit të Ekonomisë Irena Bogdani ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pa dyshim njeriu më optimist dhe pozitiv që kam njohur dhe kështu pat qenë që në fëmijërinë e vet. Përtej fjalëve të zakonshme, ka qenë vërtetë bujare, me zemër të artë dhe me mirësinë e një shenjti.
    Do të kujtoj gjithmonë takimin e fundit me të në Mars (“çfarë është ky virus që thonë se po vjen, është i rëndë?”). Foli për etikën e punës dhe si donte të mësonte studentët që të shihnin pa frikë jetën sy më sy.
    Një njeri i mrekullueshëm më pak që do të na mungojë të tërëve. Kozi, një mik i dikurshëm i fëmijërisë tënde që mbase nuk te shihte me shume se një herë në vit, të heq kapelën dhe të përshëndet. U prehsh në paqe dhe faleminderit për aq sa na dhe.

    Përgjigju ↓