AKTUALITET

Covid-19 shuan dy mjekët, Manastirliu: Fituan shumë beteja në mbrojtje të mijëra pacientëve

18:15 - 25.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të dy mjekëve të infektuar me COVID-19, Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziut ditën e sotme.




Ajo thotë se përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, ata kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.

“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19. Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve. Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi”, shkruan Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.