Kryesore

A do e bëjë vaksinën kundër COVID-19? Ja si përgjigjet kreu i PD Lulzim Basha

13:42 - 25.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur nëse do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të vijë në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se do të vaksinohet pa diskutim dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve.




“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen. Çdo vend tjetër ka marrë masa shumë më të përshtatshme për të siguruar vaksinën se sa Shqipëria.

Kemi bërë një rezervim me COVAX-in e OBSH-së, ndërkohë që Kosova ka marrë grant dhe borxh nga Banka Botërore për ta blerë drejtpërdrejt, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka bashkuar forcat me një vend të BE-së për ta marrë drejtpërdrejt, kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës dhe kjo është për mua e papranueshme”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.