Kryesore

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta legjenda argjentinase Diego Armando Maradona

17:25 - 25.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta ditën e sotme.




Lajmi është bërë publik nga mediat argjentinase, që zbulojnë se Maradona ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare.

Një ditë e trishtë për të gjithë botën e sportit që ka humbur një legjendë të futbollit, i cili la gjurmë në historinë e sportit më të ndjekur në botë.

Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja. Diego Armando Maradona vetëm 30 tetorin e kaluar festoi 60-vjetorin e lindjes, dhe duket se ishte ditëlindja e tij e fundit. U lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën  që e drejtoi edhe si trajner. Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.