Kryesore

Këngëtari bën deklaratën e fortë: Kam menduar të largohem nga Shqipëria, ka shumë gjëra këtu që janë në disfavorin tim

14:44 - 25.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Erik Lloshi shpërtheu disa ditë më parë kundër “Festivalit të Këngës”, duke e cilësuar si mediokër.




“Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më”, shkroi këngëtari në një postim në Instagram.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “ABC-ja e mëngjesit”, këngëtari ka treguar se ka menduar edhe të largohet nga Shqipëria. Ai është shprehur se nuk është vlerësuar asnjëherë sa duhet për kontributin që ka dhënë në muzikë.

“Kur u mbyll çdo gjë mendoja të largohesha nga Shqipëria. Dua të shoh diçka ndryshe, një jetesë ndryshe. Ka shumë gjëra që këtu janë në disfavorin tim si individ, nuk kam mbështetjen e duhur nga asnjë institucion për këtë kontribut.

Artistët nuk vlerësohen dhe është për të ardhur keq. Do të ishte shumë mirë nëse do të jetoja në vendin tim dhe të merrja atë që meritoja. Kjo është një e vërtetë e hidhur për të gjithë ne që merremi me muzikë dhe art.”, u shpreh këngëtari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.