AKTUALITET

“Ndërtesa e demokracisë po shembet, 25 prilli do të jetë…”, Lubonja: Evropa duhet të veprojë për të ndryshuar Shqipërinë!

17:40 - 25.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe atij të BE, Luigi Soreca, që të bëhet funksionale brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese.




Teksa u shpreh skeptik për këtë thirrje të ambasadorëve, Lubonja theksoi se atyre iu duhet për ta shitur si punë të kryer gjasem Reforma në Drejtësi ka ecur.

“Shpresoj që ambasadorja ta ketë thënë në mënyrë diplomatike atë për Gjykatën Kushtetuese, që të jetë funksionale brenda këtij viti. Ambasadorët duhet të bëjnë punën e tyre, se kjo është puna jonë. Ju duhet për ta shitur si punë të kryer gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur, por ne po e shohim përditë Reformën në Drejtësi apo si Prokuroria nuk vepron fare. Ndërtesa e demokracisë po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill. Do të tregohet aty. 25 prilli do të jetë test-prova, a do të ketë zgjedhje të lira, apo të paguara”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe fitoren e Joe Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA, duke thënë se do të ketë sërish kthim te problemet që kishte bota.

“Me ardhjen e Biden kemi kthim te problemet që kishte bota. Pa dyshim do ristabilizohen marrëdhëniet me Evropën, nuk do të ketë inkurajim të lëvizjeve Exit, Brexit, etj, dhe kjo padyshim është një kthim te normaliteti, por te normaliteti problematik, që kërkon zgjidhje të tjera. Shqipëria e ka të domosdoshme që të jetë brenda projektit që ka Evropa. Nuk do të kishim favor që të triumfonin lëvizjet ‘dalje’, se do na linin të izoluar. Po vazhduan problemet, Evropa do shkërmoqet përsëri. Ne duhet të shtojmë forcat brenda vendit për të ndërgjegjësuar Evropën që të veprojë në mënyrë më të fortë për të ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.