AKTUALITET

PD-LSI me listë të përbashkët më 25 prill? Agron Duka i prerë: S’bëhet, edhe në një komunikim me Bashën më tha se…

21:40 - 25.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka,  në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh në News24, se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.




Mes të tjerash, Duka tha se ja ka thënë këtë gjë edhe kryedemokrati Basha, gjatë një takimi me të.

“Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fus neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota.

Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, tha Duka.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.