Kryesore

Infektohet me koronavirus ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani

09:35 - 26.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rezulton pozitiv me Covid-19 ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani. Lajmin e bën të ditur vetë kryediplomati kosovar, i cili thekson se ka simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në kushtet e karantinimit.




 

Mesazhi i ambasadorit:

Të nderuar miq !
Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Me respekt,
Nait Hasani


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.