Kryesore

Një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Rama: Ditët më të çmendura të jetës time, më e keqja kaloi

08:37 - 26.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video-mesazh për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona.




Rama shprehet se ato kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira në jetën e tij, ndërsa shton se ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi.

U zgjuan natën nga tundja e shtëpisë, menjëherë telefonatat Durrësi ke. U nisa menjëherë, por flisja me ministrat dhe kryebashkiakët, Laçi Keq, Thumana keq. Në atë stres me makinë jam nisur në Durrës, mbërritja ishte drithëruese,  nga rrënojat e pallatit, shof përpara Edisonin një ish deputet që kërkonte motrën bashkë me fëmijët kisha një frikë, vetmia një ndjenjë si të dilnim nga kjo situatë katastrofike për mijëra njerëz. Kanë qenë ditët më të çmendura tê jetës sime, nuk mbaja mend datat, kujtoj frikën dhe turmat e njerëzve që dilnin jashtë dhe dikush që po vjen sërish tërmeti.

Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë me çadra me kushtet minimale për ato që kishin ngelur pastrehë. Ju jam mirënjohes të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim shpëtimet nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria në atë moment të zymtë.

Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, telefona pafund me miqtë e huaj por frika kishte kaluar dhe se gjërat po bëheshin të gjitha bashkë, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe, ishte një mbështetje e madhe për Shqipërinë, Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi.

Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerezit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja që do të jenë të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem kurrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mia duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, është shprehur Rama.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.