Kronikë

Digjet automjeti në pronësi të shefit të paraburgimit në Vlorë

08:20 - 27.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet Nissan me targa AA 091 NB u dogj gjatë mbrëmjes në Vlorë. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit.




 

Kamerat e  sigurist kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakës. Automjeti është djegur totalisht teksa Policia vijon punën për të kapur autorët.

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.