Kronikë

Ngjarja e rëndë në Bulqizë, dyshohet se vrau me armë gjahu shokun, 27-vjeçari mohon autorësinë

11:41 - 27.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë me armë gjahu pa dashje shokun e tij Elidon Basha ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se mund viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.




Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë plumbi në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Dibrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

I riu është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por si pasojë e plagës së rëndë nga e cila ka pësuar gjakderdhje i riu ka ndërruar jetë. Ndërsa, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, ku  shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.