Kronikë

Vrasja me armë e 22-vjeçarit në Bulqizë/ Policia jep detaje: Ja çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

09:07 - 27.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 22-vjeçar.




Sipas uniformave blu ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale, ku 22-vjeçari me inicialet E.B është qëlluar nga shoku i tij, me të cilin kishin dalë së bashku për gjueti në rrugën Fushë Bulqizë-Kodër Kane.

Ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale në cilësinë armën e gjahut, një elektrik dore, motomjetin me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.