AKTUALITET

Edhe Putin uron Metën për festën kombëtare/ Ja letra që i ka dërguar

12:00 - 28.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin iu ka dërguar nga një mesazh urimi liderëve shqiptarë, Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama me rastin e festës së Pavarësisë.




Në mesazhin për Presidentin Meta, Putin shkruan se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

“I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin””, thuhet në mesazhin për Metën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.