Kryesore

“Eh çfarë dhëndri kemi”! Tolgahan mëson shqip dhe fansat u çmenden

10:11 - 28.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tolgahan ka nisur të mësojë shqip dhe duket se i pëlqen shumë. Aktori turk, i cili ka arsye më shumë se kushdo pasi ai është për ta mësuar gjuhën dhe këtu e kemi fjalën për Almedën, në postimet e tij të fundit shkruan vetëm shqip dhe madje pa gabime. Ja ku i keni provat:




Në foton e fundit, Tolga shfaqet duke pozuar i veshur me xhinse e këmishë gri dhe përshkrimin e fotos e nis turqisht “Falan Filan” dhe e mbaron shqip: “E kështu”.

Ndërkohë në foton e postuar pak ditë më parë me të birin, Tolga zbuloi se i thërret me përkëdheli në shqip “Klysh tigri”.

Në një tjetër postim ku njoftonte se seriali i tij do të transmetohet në TV Klan, aktori shkruante (sërish në shqip): Ju pres të na ndiqni Shqipëria.

Për të mos harruar edhe postimet ku i bën dedikime Almedës në shqip: Shpirti im, Të dua shumë etj.

E të gjitha këto i përmbledh më së miri komenti i Ildës, motrës së Almedës, e cila shkruan: “Eh çfarë dhëndri kemi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.