AKTUALITET

Eksperti i PD publikon fotot: 6 ambulanca në rresht me pacientë duke pritur shtrimin e tyre në spital

13:30 - 28.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka publikuar pamje nga spitali COVID 2 ose ndryshe Sanatoriumi ku disa ambulanca me pacientë presin shtrimin e tyre në spital. Koduzi shkruan se situata është kritike dhe sipas tij i ka dalë kryeministrit Edi Rama nga kontrolli.Ai bën thirrje për hapjen e spitaleve rajonale sa më shpejt, që qytetaret të mjekohen sa më shpejt kur kanë nevojë.




“Po ndodh aktualisht ne Spitalin covid-2, ku jane 6 ambulanca ne rresht me paciente duke pritur shtrimin e tyre ne spital. Situata eshte kritike dhe i ka dale Rames jashte kontrollit. Rama dhe tabori i tij thone qe do hapin spitalet rajonale kur ta shikojne te arsyeshme, por faktikisht Rama nuk ka asnje plan. Hapini spitalet rajonale sa me shpejt, qe qytetaret te vijne dhe mjekohen sa me shpejt kur kane nevoje. Mjaft me demagogji. Ditet e tij jane te numeruara, dhe qytetaret shqiptare meritojne nje qeveri qe mendon per shendetin dhe mireqenien e tyre”, shkruan Koduzi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.