AKTUALITET

Ekzekutohet në Belgjikë 38-vjeçari shqiptar, u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur në Bruksel

08:28 - 28.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Bruksel. Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është i datëlindjes 1982.Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë.




Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.