AKTUALITET

FOTO/ Iu gjet shotgun dhe kallashnikov në makinë, kush është militanti i PD që lëvizte i armatosur në Bulqizë

16:07 - 28.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i një të riu në Bulqizë, i cili u kap në makinë me armë zjarri. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Denion Fiku, i cili u ndalua në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”.




Sipas policisë i riu po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë. Po ashtu mësohet se i riu rezulton se është dhe militant i Partisë Demokratike. Pas vëzhgimit në rrjetet sociale, i riu shihet se ka postuar foto nga koha kur PD mbante protesta përballë Kryeministrisë në ‘Çadrën e Lirisë’.

Madje Fiku ka bërë dhe një foto me liderin e PD-së, Lulzim Basha. Ndaj personit të arrestuar rëndon akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”. Ndërkohë që dy shokët e tij Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.