AKTUALITET

Makina përplaset me kabinën elektrike në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

18:46 - 28.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet, drejtuesi i së cilës dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull Lezhë, më pas ka lëvizur e është përplasur me një tjetër makinë.




Makina, edhe pas këtyre përplasjeve, sërish nuk është ndaluar, por ka goditur edhe një tjetër automjet.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur pranë lagjes SMT. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rënde drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Nga goditja e kabinës, ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet në të tre vendet ku është përplasur mjeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.