BOTA

SHBA-ja, 13 milionë të prekur nga coronavirus

21:45 - 28.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SHBA-ja ka regjistruar tashmë më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, përfshirë dhe 264 mijë të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë.




Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, vendi regjistroi të premten 205 mijë të prekur si dhe 1,404 të vdekur.

Sipas CNN, të paktën 20 shtete nuk i raportuan numrat të enjten, kështu që numri i rasteve të së premtes konsiston në raportimin e të dyja ditëve në disa raste.

Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër coronavirusit.

Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.