Kryesore

​Zyrtare! Stadiumi “San Paolo” në Napoli merr emrin e Diego Armando Maradonës!

21:15 - 30.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit, por jo vetëm më 25 nëntor, kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Që nga ajo ditë, pikëllimi ka pushtuar ndjekësit e futbollit nga e gjithë bota.




Disa ditë para se të ndërronte jetë ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë dhe legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Por legjendat nuk vdesin kurrë. Maradona ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme te skuadra e Napolit, tifozët e së cilës jetojnë me futbollin dhe për ta Maradona është thjesht “Zoti”.

Vdekja e tij ka bërë shumë napoletanë të grumbullohen për të kryer homazhe ndaj legjendës argjentinase, duke ndezur me ngjyrë të kuqe qiellin e Napolit.

Gjithashtu, një reagim erdhi edhe nga vetë kryebashkiaku i qytetit italian, i cili tha se në nder të ikonës së klubit të kaltër emri i stadiumit “San Paolo” të ndryshohet dhe të quhet “Diego Armando Maradona”.

Napoli ka njoftuar se stadiumi “San Paolo” do t’i ndryshohet emri në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Ka shumë emra të mrekullueshëm, por në fund emri do jetë: Stadiumi Diego Aramando Maradona”, u konfirmua nga klubi.

Puna ende s’ka përfunduar, por kur tifozët do rikthehen në fushë, atëherë emri do jetë më ndryshe.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.