BOTA

Covid-19/ Italia tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për bizneset e prekura nga masat anti-Covid

11:36 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria italiane ka miratuar një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit.




Paketa e ndihmës, që është e katërta që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh dhe shtyn afatet e taksave për kompanitë në zonat që po iu nënshtrohen masave të ashpra të bllokimit.

Ajo gjithashtu ofron një shumë prej 1.000 € për punëtorët në turizëm, arte, sporte, si dhe caktimin e fondeve për sektorin e konventave dhe një prani të rritur të policisë për të siguruar respektimin e masave anti-koronavirus.

Italia ishte endi i parë evropian që u godit rëndë nga virusi.  Ministria e  Shëndetësisë raportoi rreth 20,000 raste të reja dje dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.