Kronikë

I dha fund jetës duke u hedhur nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’, 60-vjeçari ndërmori aktin e rëndë në momentin kur… (Detajet)

08:57 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbardhen nga vetëhedhja e pacientit 60-vjeçar nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 60-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku kishte 10 ditë i shtruar nga Covid-19. Bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore ishte e agravuar, çka ka bërë që pacienti L. S. nga Rrësheni t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Siç raporton gazetarja Bezat, pacienti është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, teksa kishte gjetur pikërisht një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.