Kryesore

Historia e trishtë e 52-vjeçares: Tentuan të më digjnin të gjallë, gjeta dy shishe benzene, kërkoj ndihmën e shtetit

15:00 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua problematika e ngjarjes mister të diegies së banesës së një 52-vjeçareje nga një qytet juglindor.




“Jam rritur dhe kam një familje me tradita shqiptare, kam pesë fëmijë të cilët erdhën nga martesa ime me bashkëshortin, me të cilin u divorcova pas disa vitesh, por nuk dëshirojë ta bej publike pse ne u divorcuam. Por bashkëshorti ndërroi jetë dhe fëmijët u tronditën shumë për humbjen e të atit. Jeta bashkëshortore ka qenë e mirë si gjithë çiftet e tjera, megjithatë kohët e fundit mbetën pezull dhe nuk mund të flas. Ne nuk e kemi vënë re që ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kam një vit e gjysëm që jam shkëputur nga puna, kam punuar në bujqësi, por vitin e kaluar kryeva një operacion dhe hoqa dorë nga puna sepse nuk mundesha më të punoja.

Ka qenë data 5 qershor ora 11 i natës, isha duke ndjekur televizorin, një moment pash një shkëndijë elektrike, djali ishte 5 minuta larg nga shtëpia, e telefonova djalin por komshinjt më dhanë ndihmën e parë, unë kisha rënë pa ndjenja nuk e di si më gjeti djali kur erdhi. Fëmijët janë treguar të kujdesshëm me banesën duke e pastruar sepse e kanë ndërtuar me djersê. Ato momente kanë qenē shumë të tmerrshme pasi edhe komshinjt u tmerruan, pasi kjo ndodhi ishte kërcënim për jetën. Por ne gjetëm dy bidona me benzinë në banesë, policia pas denoncimit nê polici ne morëm përgjigje se nuk kishte shenja në bidonat e benzinës. Pas konsultës në familje me fëmijët nuk deklarojmë dot se kush mund ta ketë bërë, por zjarri nuk ka ardhur vet, një person ose disa persona mund ta kenë bërë atë. Kam kërkuar të flas edhe me prokurorin e çështjes por nuk më ka pranuar. Unë ndihem e kërcënuar dhe kërkoj të largohem nga banesa.

Hera e dytë ishte po në 2020-tën dhe afër mëngjesit e ndjeva që tymi ishte nëpër dhoma. Hera e tretë ishte në ditën që fëmijët e mi kishin shkuar të përcillnin në banesën e fundit babain e tyre. Atë ditë afër mëngjesit une nga tymi kam rënë pa ndjenja, është thirrur ambulanca dhe zjarrfiksja. Pas kësaj është njoftuar policija dhe përsëri nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndihem e kërcënuar kam frikë të jetojë brenda banesës time. Hera e fundit që kam pasur kontakt me oficerin e çështjes ka qenë në tetor, para dy javësh mora në telefon oficerin por më pohoi skemi asnjë informacion të ri. Jam shumë e kërcënuar në familje edhe nga persona të paidentifikuar. Mund të më ndodhi diçka më e madhe, skam se ku të vete, kërkoj ndihmë ndaj shtetit tê merrem në mbrojtje pasi ndihem e kërcënuar. Mund të më ndodhi diçka tjetër më e rëndë se djegia e banesës. Unē nuk kam dashur të përfshi asnjë nga të afërmit e mi për të mos u cënuar ata, kërkoj ndihmë të largohem nga ajo banesë pasi kam frikë nga gjithçka më ndodhi mua. Kërkoj zbardhjen e të vërtetës së gjithë kësaj ngjarje.” tregon ajo.

Evis Ahmeti: Si ka ndodhur ngjarja?

Denoncuesja: Kam parë një shkëndijë elektrike,kanë degjuar komshinjtë,djali ka çarë dorën gjatë këtyre përpjekjeve..Ai po më kërkonte mua

Evis Ahmeti: A mbërriti zjarrfikësja në ato momente? Denoncuesja :Nuk i ka shkuar mëndja askujt për të njoftuar dikë

Evis Ahmeti: Përse ishit të rrezikuar?

Denoncuesja: Për shkak të zjarrit…

Evis Ahmeti: Cfare thotë policia?

Denoncuesja: Policia thotë që nuk kemi gjetur shenja gishtërinjsh. Unë kam përjetuar dëme të mëdha.

Evis Ahmeti: Kujt mund ti keni prekur interesat?

Denoncuesja: Nuk kemi konflikte.

Evis Ahmeti: Zjarri ju ka dëmtuar diku?

Denoncuesja: Mua jo ,por u dogjën divani dhe objekte të shtëpisë

Evis Ahmeti: Përpara se të dalim tek hera e tretë e djegies,çfarë keni kerkuar ne polici?

Denoncuesja: Kam kërkuar azil, sepse jam ndier e kercënuar bashkë me fëmijet .Ata u përballen me një ngjarje të hidhur vdekjen e babait. Ata shkuan për të kryer ritualet mortore, më kanë gjetur pa ndjenja.Policët kanë ardhur për të bërë verifikimet. Hidhërimi i të atit dhe djegia 3- herë e shtëpisë.

Evis Ahmeti: A kanë lidhje këto ngjarje me njëra tjetra. kërkojnë eleminimin tuaj pse?

Denoncuesja: Edhe kjo mund të jetë, nuk e di pse .Familja ime dhe fëmijët nuk janë në konflikt.

Evis Ahmeti: Dyshimet tuaja mbi persona të caktuar ,a janë marrë në pyetje këta persona ?

Denoncuesja: Nuk kam dijeni…

Evis Ahmeti: Zonjë a mund të më thoni emra ,këta persona a janë marrë në pyetje?

Denoncuesja: Nuk mund të them,një person e njoh …

Evis Ahmeti: I ke ndeshur fizikisht ?

Denoncuesja: Jo!

Evis Ahmeti: Je ndier e rrezikuar ?

Denoncuesja: Po edhe e rrezikuar ndihem por kam qënë e rënduar psikologjikisht.
Evis Ahmeti: Kur ke pasur komunikime të fundit me organet e drejtësise?

Denoncuesja: Pas datës 5 dhjetor, nuk më kanë dhënë pergjigje, kur të kemi një përgjigje do tju njoftojmë.

Evis Ahmeti: Kush eshte frika më e madhe ?

Denoncuesja: Frika ime eshte se mund te bejne dicka ndaj meje,kercenohem me jete familjarisht

Evis Ahmeti: Mund tju ndodh dicka me e madhe ?

Denoncuesja: Po! Skam ku te largohem,dua nje strehim azilant ku te mbrohem dhe te filloj punë.

Evis Ahmeti: Mund të me thoni çfarë po ndodh me këta ngjarje?

Denoncuesja: I bej thirrje drejtesise të reagojë

Evis Ahmeti: A keni marrë urdhër mbrojtje?

Denoncuesja: Nuk kam marrë asnjë urdhër mbrojtje…

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.