Kronikë

Përplasën për vdekje 61-vjeçarin teksa ecnin në sense të kundërta, pranga dy të rinjve në Lezhë

09:18 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë aksidentuar për vdekje një 61-vjeçar.




Në pranga kanë rënë të rinjtë A. Xh. dhe N. M., të cilët sipas policisë duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.