AKTUALITET

Situata tek “Shefqet Ndroqi”, gazetari Skëndaj: 5 autoambulanca po presin, ata që vijnë janë në gjendje të rënduar

14:08 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese.




Gazetari Erjon Skëndaj raporton se në spitalin Covid-2 ‘’Shefqet Ndroqi’’ ka një ngarkesë të madhe, ku aktualisht në ambientet e jashtme po presin pesë autoambulanca, ndërsa shton se të infektuarit janë në gjendje të rënduar dhe po trajtohen me dy bombola oksigjeni.

“5 autoambulanca po presin te Shefqet Ndroqi. Prej ditësh e gjithë ngarkesa që shihnim tek Infektivi, është zhvendosur te SHefqet Ndoriq, pasi urgjencat tashmë janë transferuar këtu. Ky spital i ka ezeuruar shtretërit që prej 15 nëntorit, dhe që prej kësaj dite shtrohen këtu vetëm aq sa pacientë largohen nga spitali ose fatkeqësisht ndërrojnë jetë.

Të gjithë ata që vijnë janë në gjendje të rënduar, trajtohen me dy bombola oksigjeni. Për këtë, dalja e pacientëve nga spitali është më e vogël dhe e vështirë. Rastet janë të gjitha me mbi 50% të pulmonit të prekur”, tha gazetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.