Kronikë

Vrasja në Shkodër, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit në krim: Isha rastësisht në vendngjarje

13:24 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni, në fshatin Mushan të njësisë Dajç.




Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, të arrestuar për “moskallezim krimi”. Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën “detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i Akuzës kërkoi “arrest me burg”, masë të cilën e dha gjykata.

Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur, duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj, që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani.

Ndërkohë, Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata vendosi “arrest me burg”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.