BOTA

E provon në kurriz/ Francë, kostoja e lartë e izolimit

22:15 - 01.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.




Në Francë, sondazhet tregojnë një rritje të rasteve me depresion në të gjithë vendin, kryeisht mes të papunëve, atyre në vështirësi financiare dhe të rinjve. Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe orari i ndalim-qarkullimeve në vend kanë destabilizuar njerëzit që në kushte normale nuk do të kishin përfunduar në pavijonet e trajtimit psikiatrik.

Një spital psikiatrik në Normandi ka parë një rritje të mprehtë të numrit të të rinjve që kërkojnë ndihmë për ankthin, depresionin, varësinë nga droga dhe probleme të tjera. Përqëndrimi i burimeve në luftën kundër COVID-19 ka larguar vëmendjen nga shëndeti mendor dhe ka sjellë gjithashtu pasoja të rënda për pacientët që kanë patur probleme mendore. Detyrimi i miliona njerëzve që të qëndrojnë përsëri në shtëpi – duke i shkëputur nga familjet dhe miqtë, duke u mbyllur bizneset në të cilat investuan, klasat ku mësojnë, apo mjediset ku argëtohen në mbrëmje – ka ndikuar në uljen e valës së re të koronavirusit në Francë, që këtë muaj e kaloi kufirin e 50,000 të vdekurve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.