LIFE STYLE

Pse nuk duhet të vishni këpucë në ambiente të mbyllura

14:22 - 02.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nga ata që sigurohen të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi, duke veshur pantoflat e tyre. Ndërsa ka nga ata që as nuk i heqin, duke vazhduar t’i veshin në shtëpi, deri në kohën kur të shtrihen. Nëse jeni në kategorinë e dytë, ka disa arsye  për ta hequr këtë zakon.




Transporti bakterial

Dyshemeja dhe qilimat në punë kanë mijëra baktere. Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë vlerësuar se shumica e këpucëve përmbajnë, mesatarisht, rreth 421,000 baktere. Hulumtimet kanë treguar se shumë këpucë kanë edhe bakterin E.coli i cili është “magnetizuar” në këpucë pas vizitës tuaj në tualetet publike.

Shkatërrimi i dyshemeve

Kjo kryesisht ka të bëjë me dyshemetë prej druri. Sa më shpesh të ndoten, aq më shpesh duhet t’i pastroni, diçka që në dyshemetë prej druri nuk e bën shumë mirë. Sigurisht që nuk është vetëm papastërtia që shkatërron dyshemetë por edhe këpucët me thembra.

Nuk ndihmon shëndetin tuaj

Shkencëtarët theksojnë se është mirë që këmbët tuaja të ecin zbathur ose me çorape brenda shtëpisë. Muskujt në shputat e këmbëve bëhen më të fortë dhe kështu është më e vështirë t’i lëndosh ato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.