AKTUALITET

Basha: Rama gjen kohë të merret me meme, përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve. Boll më!

20:22 - 03.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së, përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku parashikohen dënime me burg për njerëzit që publikojnë ‘meme’ apo montazhe me qëllime ironike.




Basha ka bërë të ditur se Rama gjen kohë të merret me meme, ndërkohë që nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë. Me këtë akt, sipas Bashës Rama po përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve.

Sipas liderit opozitar, Rama nuk mbajti asnjë premtim në 7 vite dhe kësaj situate i duhet thënë boll.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.